HISTORIKU I COMPANISË


BEJTA COMMERCE

Themelimi i Kompanisë së sotme daton që nga viti 1990 dhe llogaritët si një ndër Ndërmarrjet e para të formuara në pronësinë private. Fillimisht me një numër të vogël të te punësuarve,kryesisht është marrur me tregtimin e mallrave të konsumit të gjerë dhe shërbim të transportit të pasagjerëve, veprimtari kjo e cila ka vazhduar gjerë në vitin 1995,ku në këtë kohë ka bërë edhe një hap për para duke e zhvilluar veprimtarinë në lëmin e përpunimit gjysmë final dhe final të lëndës drusore,pasi që lënda e pare ishte vendore dhe kërkesat për këtë prodhim ishin të theksuara si në vend ashtu edhe jashtë.
Kësisoj prodhimet gjysmë finale të lëndës drusore kanë gjetur plasman në tregun Grek,Italian,Spanjoll e gjerë në Egjipt. Kurse ato finale në tregun vendor. Më këtë veprimtari me mjaft sukses ka vazhduar me kontinuitet gjerë në fund të vitit 1998,në kohën kur fronti I luftës së armatosur në Kosovë sa vinte e zgjerohej edhe në zonën tone.
Si Ndërmarrje e suksesshme por edhe angazhimi I themeluesit në dhëne të ndihmave të pa kursyera në fillim për Fondin e Qeverisë së Kosovës e më pastaj edhe për Fondin e UÇK-së,një gjë e tillë kishte arritur në dijeni të regjimit të atëhershëm dhe si hakmarrje për këtë shfrytëzojnë rastin që gjatë fillimit të vitit 1999 me sulme të vazhdueshme pronarin me tërë familje e dëbojnë nga shtëpia dhe më vonë nga Gjilani, dhe tërë Ndërmarrjen gjerë në themel e asgjësojnë. Kështu përfundon një periudhë fatale për pronarin Bejtullah Kçikun dhe familjen e tijë.
Më përfundimin e luftës fal gjeturinë dhe angazhimit me sakrifica dhe mundësit e veta është dashur që të fillohet nga zeroja në mëkëmbjen dhe rifillimin e punës së Ndërmarrjes. Është filluar me nënshkrimin e kontratës së pare për bashkëpunim me KFOR-in Amerikan e pasi që një kontratë e tillë është realizuar me sukses,pronarit i lind ideja që të bëjë një investim plotësues në hapjen e gurthyesit në afërsi të
fshatit Parallovë , veprimtari kjo e cila paraqet një risi për Companin e themeluesit. Për këto prodhime kishte nevojë të theksuar dhe tani me sukes me kapacitet të plotë gurthyesi në fjalë është shumë aktiv. Vlenë të theksohet se është vazhduar edhe më tej më këtë kuadër me instalimet e reja për prodhimet tjera pasi që lënda e pare është vendore dhe investimet për këtë kryesisht janë bërë nga ana e pronarit të Kompanisë.



VIDEO
Këtu mund ti shiqoni disa Video
GURTHYESI NË KISHNIC

UJË MINERAL NATYRAL

Ujë Mineral , Natyral "OLA"

KONTAKT

Kontakt me ne.

Të gjitha drejtat e rezervuara © Kosova Networks 2001-2006