| UJË NATYRAL - MINERAL DHE I GAZUAR “OLA”
Fabrika për prodhimin e ujit natyral-mineral dhe të gazuar
“OLA” punën e filloi më 8 shtator 2002. Në këtë fabrikë janë të
punësuar 22 punëtorë. Kjo fabrikë ka një kapacitet prodhimi prej
2000 - 2500 njësi/h. Uji natyral-mineral “OLA” buron nga thellësia
e tokës së Kosovës. Burimin e ka nga një masë shkëmbore në
thellësi prej 48 dhe 58 metra. Uji i këtyre dy burimeve është i ana-
lizuar dhe i testuar dhe si i tillë i plotëson të gjitha standardet e
ujit të pijshëm.
Gjatë kalimit të ujit, nëpër këtë masë shkëmbore, tretet një
sasi e konsiderueshme e mineraleve si: kalcium, magnezi, natri-
um, kalium etj. dhe merr vetitë e duhura fiziko-kimike.
Vetitë fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit “OLA” e bëjnë
atë me kualitet të lartë. Të gjitha elementet e domosdoshme, për
trupin e njeriut, i përmban uji natyral-mineral “OLA” me tempera-
turë konstante 12.8 0C duke e bërë të shëndetshëm për pije.
Fabrika për përpunimin e ujit “OLA” posedon teknologjinë:
- Repartin për prodhimin e ambalazhës 0.25 l, 0.50 l, 1.50 l,dhe 2.00 l
- Repartin për filtrim dhe dezinfektim,
- Repartin për përpunimin e ujit dhe mbushjen,
- Kontrollin laboratorik,
- Repartin për prodhimin e paletave të drurit.
|