REPARTI PËR PRODHIMIN E NGJITËSIT
“BESIM” NË PARALLOVË
Ky repart punën e filloi në vitin 2001 dhe ka një kapacitet prodhu-
es 2000 - 2500 kg/h.
Ka të punësuar 10 punëtorë.
Reparti në fjalë prodhon këto lloje produktesh:- Ngjitës standard “Besim” P - 1, i cili përdoret për ngjitjen e pllaka-
ve të qeramikës: poroze, gjysmëporoze, sinter, klinker si dhe llo-
jeve të tjera të pllakave të murit dhe të dyshemesë me përdorim
të brendshëm dhe të jashtëm.- Ngjitës special “Besim” P - 2, që përdoret për ngjitjen e të gjitha
pllakave të qeramikës, mermerit, granitit etj. sidomos për përdo-
rim të jashtëm.- Ngjitës standard “Besim” S - 1. Ky ngjitës përdoret për ngjitjen e
materialit të stirioporit për izolim të brendshëm dhe të jashtëm të
objekteve të banimit.- Suva e brendshme (Llaq) “Besim” 01. Ky material është llaq the-
melor dhe përdoret për suvatim të dorës së parë të objekteve dhe
sipërfaqeve të brendshme (mureve dhe tavaneve).- Suva e jashtme “Besim” 02, është llaq themelor dhe përdoret për
suvatim të dorës së parë të objekteve dhe sipërfaqeve të jashtme.
|