Adem KçikuBasri Kçiku

Të nderuar bashkëpunëtorë, konsumatorë, qytetarë të të gjitha shtresave,
Kompania “Bejta Comerce”, e cila gjendet në Gjilan, ju dëshiron mirëseardhje duke ua
afruar të gjitha shërbimet për të cilat Ju të nderuar konsumatorë e bashkëpunëtorë, jeni të
interesuar dhe keni nevojë.
Të shfletoni dhe lexoni këtë katalog reprezentativ, shpresojmë dhe kemi besim se do të
mbeteni të kënaqur nga se, me këtë, keni gjetur bashkëpunëtorin përkatësisht kompaninë e
cila me veprimtarinë profesionale, në fushat e veta, u ka qëndruar besnik dhe i përmbajtsh-
ëm në ofertat, në marrëveshjet konsultimet dhe në kontratat që i ka pasur me të gjithë klie-
ntët e vet.
Kjo kompani, të nderuar bashkëpunëtorë, që nga themelimi, objektiv kryesor ka pasur
sigurimin e vlerave përmes ndryshimeve duke shfrytëzuar dhe konsultuar përvojat dhe pra-
ktikat më të avancuara nëpër etapa të ndryshme të zhvillimit. Kjo kompani ec me kohën dhe
i qëndron besnik kohës, me të vetmin qëllim që klienti të mos pësojë, që ai me punën dhe
vizionin e kompanisë sonë të prosperojë.
Kjo arrihet me përgjegjësinë tonë individuale e kolektive duke i kushtuar rëndësi mësi-
meve dhe vazhdimisht sfidojmë që t’i tejkalojmë metodat e vjetruara të punës nga të cilat
kanë pësuar punëtorët, bashkëpunëtorët dhe klientët. Veprimtaria e menagjmentit tonë ec
përpara me metodat më bashkëkohore. Ky menagjment përbëhet nga grupe profesionale në
projektim dhe ndërtim. Veprimtaria e tyre është e përqëndruar në zgjedhjet bashkëkohore të
projekteve dhe gjithmonë i ka tejkaluar dëshirat dhe ëndërrimet e klientit.
Suksesi i kompanisë “Bejta Commerce” varet nga përgjegjësia profesionale e punëtorë-
ve të vet. Ata qëndrojnë në krye të përgjegjësive duke vepruar në interesin e rritjes së kuali-
tetit të biznesit me fokusim të përhershëm në ruajtjen e interesit të klientit.
Kompania “Bejta Commerce”, me qëllim që t’u qëndrojë besnik kërkesave të klientëve, i
ka kushtuar rëndësi të madhe furnizimit dhe pajisjes së kompanisë me makinat më bashkë-
kohore dhe prestigjioze. Në këtë drejtim, me qëllim të përmirësimit të nivelit të shërbimit, kjo
ka bërë investime dhe me to e ka përmirësuar shumë ambientin e veprimtarisë së vet në të
gjitha fushat.
Kompania “Bejta Commerce”, në krye me pronarin përkatësisht drejtuesin dhe vizionarin
shembullor Bejtullah Kçiku dhe bashkëpronarët Adem dhe Basri Kçiku objektiv kryesor kanë
suksesin e klientit nëpërmes Kompanisë, tek e fundit ky qëllim mbetet ndër objektivat krye-
sore të Kompanisë.
Gjithmonë jeni të respektuar dhe të mirëseardhur.
Urdhëroni!... Ejani dhe binduni!...

Kontakti: Basri Kçiku
Tel: +381 280 23-728
Fax: +381 280 24-482
Mob +377 44 110-584



VIDEO
Këtu mund ti shiqoni disa Video
GURTHYESI NË KISHNIC

UJË MINERAL NATYRAL

Ujë Mineral , Natyral "OLA"

KONTAKT

Kontakt me ne.

Të gjitha drejtat e rezervuara © Kosova Networks 2001-2006